Telegrafi

Rozana Radi një premtim babait me sytë lart nga ai (Foto)

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka ardhur gjithmonë e fuqishme në këngët e saj, të cilat gjithmonë kanë bërë diferencën nëpër kompeticione apo spektakle të ndryshme.

Por, ajo ka treguar se është edhe shumë e ndjeshme kur bie fjala për falënderimet që gjithmonë ia dedikon familjes, në veçanti prindërve të saj, mungesën e të cilëve e ndjen tash e disa vite.

Lexo po ashtu Rozana me biznes fustanesh (Foto)

Së fundmi, Rozana ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në këmbë dhe me sytë lartë, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan një premtim për babanë e saj.

“Sa here ngrej kokën lart kërkoj një shenjë nga im atë, një njeri më zemër të madhe e me një shpirt artist. Të dua babi! Sa vlera më ke trashëguar… aq shumë sa që nuk do ta ul kokën kurrë poshtë nga askush, sepse unë jam vajza jote. Unë nuk dorëzohem! Nuk është e lehtë të mbash emrin tënd lart, por unë do t’ia dal. Të premtoj”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/