Telegrafi

Rozana Radi në zi, tashmë do ta ndjejë mungesën e gjyshes (Foto)

Këngëtarja Rozana Radi ka treguar gjithnjë nëpër intervista të ndryshme se është shumë e ndjeshme kur bie fjala për familjen e saj.

Ajo tash e disa vite e ndjen mungesën e prindërve të saj që nuk jetojnë më, gjersa nuk harron t’i përshëndes dhe t’i falenderojë në asnjë prej momenteve të veçanta të karrierës së saj.

Lexo po ashtu "Kënga Magjike" publikon këngën fituese në versionin 'playback' në YouTube! (Video)

Por, tani e tutje ajo do ta ndjejë edhe mungesën e një personi tjetër shumë të dashur, pasi sot (e enjte) Rozana ka humbur gjyshen e saj.

Lajmin për këtë gjë e ka deklaruar vet këngëtarja përmes profilit të saj në Facebook, ku ka zëvëndësuar foton e profilit me shiritin e zi, teksa në një status ka dhënë edhe detajet e ceremonisë së varrimit. /Telegrafi/