Telegrafi

Rozana Radi: Më kanë lodhur gjembat, tani dua vetëm trëndafilat

Rozana Radi (Foto: Instagram/rozana_radi)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, po vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. 

Në atë Instagram numëron fansa të shumtë, për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Përveç fotografive, Rozi së fundmi ka tërhequr vëmendje edhe me mesazhet që i ka shoqëruar, siç është edhe kjo e fundit.

“Kam larguar nga jeta ime të gjithë njerëzit që në një mënyrë ose tjetër, më kanë bërë keq. Shumë nga këta njerëz i doja shumë, të tjerët i dua akoma. Por më kanë lodhur gjembat. Tani dua vetëm trëndafila”, është përshkrimi i Radit në postimin e saj të fundit të ndarë me ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

Sa i përket projekteve muzikore, të fundit këngë që publikoi Rozana është “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën u prezantua edhe në “Kënga Magjike 2018”. /Telegrafi/