Telegrafi

Rozana Radi: Kam hequr 10 kilogramë për dy muaj

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Lidhur me këtë, nuk kanë munguar disa pyetje rreth pamjes fizike pasi ka bërë një ndryshim gjatë kësaj kohe.

“Sa kilogramë je”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës së cilës iu përgjigj duke zbuluar se ka humbur plot 10 kilogramë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kam hequr 10 kilogramë këto dy muaj”, ka thënë Rozi.

Lexo po ashtu Rozana Radi: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

Një tjetër pyetje e një ndjekësi kishte të bënte me atë se si arriti të humb kaq kilogramë, me palestër apo dietë.

“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkool dashëse) ndonjë gotë vere ose birrë tani në verë e pi në fundjavë”, tha më tej ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Rozana nga ana tjetër ka qenë e angazhuar në projekte të tjera, jashtë muzikës. /Telegrafi/