Telegrafi

Rozana ngre në këmbë zotërinjtë në sallën e Pallatit të Kongreseve (Video)

Këngëtarja Rozana Radi është shpërblyer me çmimin “Best artist on web” në natën finale të festivalit “Kënga Magjike 2016”.

Mes emocionesh dhe lotëve, Rozana ka interpretuar këngën “Ma thuaj ti”, e cila është një ndër këngët pretendente për ta fituar festivalin këtë vit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kënga Magjike

Pasi rrëmbeu çmimin, këngëtarja mori mikrofonin për të thënë dy fjalë, gjersa kërkoi nga meshkujt e sallës që të ngriten në këmbë për femrat, nëse vërtetë kënga “Ma thuaj ti” ka reflektuar tek ta.

Dhe në fakt kështu ndodhi. Thuajse të gjithë meshkujt në sallë janë ngritur në këmbë për femrën. /Telegrafi/