Këngëtarja Rozana Radi është ndjerë shumë e emocionuar pas momentit kur është shpallur fituese e festivalit “Kënga Magjike 2016”.
E ftuar për të marrë çmimin Rozana mes lotëve dhe emocionit ka përshëndetur dy ‘ëngjëjt e saj’, duke cekur se kjo është nga ditët më të veçanta për të.
“Faleminderit mami dhe babi, faleminderit publiku, faleminderit Elgit Doda. Sa shumë e kam ëndërruar këtë moment. Është padyshim momenti më i lumtur i jetës sime”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja. /Telegrafi/