Telegrafi

Rozana flet pas aksidentit (Foto, +16)

Rozana Radi është rrëzuar dhe ka pësuar një lëndim, ndërsa kjo ka ndodhur vetëm tri ditë para nisjes së “Your Face Sounds Familiar”, në të cilin është pritur të ishte konkurrente.

Këngëtarja dhe aktorja ka reaguar pas publikimit të fotografive nga aksidenti, ndërsa ka treguar se plaga është qepur edhe është në gjendje rikuperimi.

“Qenka e shkruar për mua që të dëmtohem gjithmonë në këmbë. Miqve të mi që më kanë telefonuar ua bëj me dije se jam ‘mirë’. Plaga është qepur dhe jam në regjim. Shpresojmë të shërohet sa më shpejt. Faleminderit për interesimin”, ka shkruar mes tjerash Rozana në një postim, ku i ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga lëndimi.

“Ndjesë për pamjet, por aq shumë sa jam vrarë, në këto spektakle nëse s’do kishte fotografi do të mendonin njerëzit se tallem”, janë fjalët që ia ka bashkëngjitur postimit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Rozana kishte pësuar një aksident edhe në edicionin e parë të “Dance with Me”, ku në njërën nga netët e zëvendësoi këngëtarja dhe mikja e saj, Soni Malaj. /Telegrafi/