Site icon Telegrafi

Roza Lati tmerrohet dhe shpërthen në lot gjatë emisionit në transmetim direkt (Foto)

Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur së fundmi në Kuçovë ka tronditur të gjithë dashamirësit e kafshëve.

Shumë artistë shqiptarë kanë publikuar sot (e martë) në profilet e tyre në rrjetet sociale imazhe me mbishkrimin “Zi”.

Lexo po ashtu Artistët shqiptarë në zi, kërkojnë përgjegjësi për masakrën e kryer mbi qenin në Kuçovë (Foto)

Kjo për faktin, se ata protestojnë fuqishëm ngjarjen që ndodhi në Kuçovë, ku një i ri u shfaq duke masakruar qenin e tij të lidhur.

Një temë e tillë është diskutuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme në “Top Show Magazine”, ku të ftuar kanë qenë shumë figura publike.

Të ftuarit VIP në “Top Show Magazine” diskutuan për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Kuçovë

Njëra ndër të pranishmet ishte edhe moderatorja e njohur Roza Lati, e cila dashurinë ndaj kafshëve e ka treguar edhe në disa kauza të ndërmarra në të mirë të tyre gjatë vitit 2017.

Ndonëse e shohim në karakterin e saj karizmatik, gjithmonë të buzëqeshur e të çiltër, kësaj here ajo doli tërësisht nga vetja.

Moderatorja e njohur Roza Lati tronditet gjatë emisionit “Top Show Magazine”

Një video e shfaqur në ekran, ku prezantohej ngjarja e tmerrshme në fjalë, ka bërë që Roza të tronditet dhe të shpërthejë në lot gjatë transmetimit direkt.

Edhe ajo si shumë personazhe tjerë të njohur, nuk e ka përballuar dot këtë skenë “të frikshme”. /Telegrafi/

Në vazhdimin e emisionit, ajo shpërtheu në lot gjatë transmetimit direkt
Exit mobile version