Telegrafi

Roza Lati fton Stinen për Shën Valentin! (Foto)

Prezantuesja e njohur Roza Lati, është padiskutim një ndër personazhet më gazmorë të televizionit.

Ajo ka një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale, teksa gjendet pranë tyre çdo ditë përmes emisionit të saj “Hangover” në “MCN Radio”.

Mes shumë të ftuarish që vijnë çdo ditë në emision, kryesisht personazhe VIP që rrëfejnë për të rejat dhe karrierën e tyre, Roza ka menduar që të ketë një mysafirë shumë special në ditën e Shën Valentinit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Stine sjell së shpejti këngën e re "Bela" (Video)

Ajo ka publikuar një fotografi të ish-të dashurit të saj në Instagram, këngëtarit Stine, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka pyetur fansat, po sikur ta ftonte atë me datën 14 shkurt në emision?

“Po sikur… sikur… për Shen Valentin… të ftoja Stinen në Hangover…..? Shkruaj pyetjen tende…”, shkruan Roza në rrjetin social Instagram.

Kujtomë që vite më parë ata ishin sëbashku në një lidhje, teksa më vonë u ndanë por raporti i miqësisë mes tyre u ruajt, dhe kjo gjë u reflektua edhe në spektaklin “Dance with me 2”, ku ata të dy ishin partnerë. /Telegrafi/