Kompania holandezo-angleze Royal Dutch Shell do ta zhvendos selinë në Angli për t’u bërë një kompani tërësisht britanike.
Me anë të një deklarate, kompania njofton se të gjitha aksionet e Shell do të regjistrohen në Britaninë e Madhe dhe se selia në Hagë të Holandës do të zhvendoset në Angli.
“Regjistrimi dhe pagesa e taksave në një shtet të vetëm do të lehtësojë strukturën dhe administrimin e kompanisë dhe do të rrisë konkurrencën e saj”, tha shefi i Shell, Andrew Mackenzie, përcjell Telegrafi.
Pasi të miratohet ndryshimi, bëhet e ditur se kompania Royal Dutch Shell do të quhet vetëm Shell.
Për këtë veprim të kompanisë, Qeveria holandeze është shprehur se është e pakënaqur.
Ministri holandez për Çështjet Ekonomike, Stef Blok ka thënë se “vendimi na befasoi në aspektin negativ, Qeveria është e mërzitur për vendimin”.
Në nëntor të vitit të kaluar, një nga prodhuesit kryesorë në botë të ushqimit dhe kozmetikës Unilever, që gjithashtu ishte një kompani me partneritet holandezo-angleze, zhvendosi zyrën e saj nga Roterdami në Londër. /Telegrafi/