Site icon Telegrafi

Roy Keane për gabimin e De Geas ndaj Evertonit: Do ta linçoja menjëherë nga skuadra

Manchester United është duke barazuar 1-1 me Evertonin në kuadër të përballjes së javës së 28-të në Ligën Premier.

Toffes kaluan në epërsi pas vetëm tre minutash lojë në Goodison Park me anë të Dominic Calvert-Lewin.

Sulmuesi francez shënoi në portën e Djajve të Kuq fal një gabimi trashanik të David de Geas që nuk e spastroi me kohë topin nga zona e tij.

Për këtë veprim të spanjollit, ka reaguar Roy Keane që ka thënë se do ta linçonte portierin nga skuadra.

Lexo po ashtu Gafë nga De Gea, Calvert-Lewin shënon gol të çuditshëm për ta kaluar Evertonin në epërsi

“Do ta linçoja atë nga skuadra qysh në pjesën e parë”, ka qenë reagimi me nervoz nga legjenda e Unitedit.

Mirëpo, Bruno Fernandes e barazoi rezultatin në minutën e 31-të, e që fatmirësisht mund të shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv. /Telegrafi/

https://twitter.com/trentsrobbo/status/1234122197528195073

Exit mobile version