Telegrafi

Roy Keane i nervozuar jashtë mase me Joao Felix: Ai është një mashtrues!

Joao Felix do t’i nënshtrohet një operacioni në kyçin e këmbës së tij të djathtë pasi një dëmtim i përsëritur pengoi performancën e tij gjatë eliminimit të Portugalisë ndaj Belgjikë në Euro 2020.

Kampionët në fuqi u mposhtën në 1/8 e finales me rezultat 1-0 dhe anëtari i Atletico Madridit bëri pak ndikim pasi erdhi si zëvendësues, derisa mori kritika të ashpra nga Roy Keane.

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Republikës së Irlandës kritikoi Felixin, i cili i kushtoi skuadrës spanjolle 120 milionë euro nga Benfica dy vite më parë, duke e etiketuar atë një “mashtrues” për kontributin e tij në takimin mes Portugalisë dhe Belgjikës.

Ai ka thënë për  ITV Sport: “Ai është një mashtrues, vendi juaj ka nevojë për ju dhe ai futet (në fushë) – goditi objektivin”.

“100 milionë euro? Nëse do të isha Ronaldo, sigurisht që do ta ndiqja deri në dhomën e zhveshjes”.

Felix gjithashtu humbi një shans të mirë për të barazuar rezultatin në minutat e fundit, por nuk arriti të qëllonte në kuadratin e portës.

Dhe ky rast e bëri Keane edhe më të zemëruar, pasi ai i tha se Felix duhej të mposhte Thibaut Courtoisi nga ai pozicioni në të cilin ishte. /Telegrafi/