Telegrafi

Rovio: Pirateria ndoshta edhe nuk është aq e keqe

Kështu Mikael Hed tha se pirateria nuk është gjithsesi gjë e keqe, për shkak se në të vërtetë mund të sjell më shumë punë për kompanitë përmbajtja e të cilave po piratohet.

Rovio deri diku është i penguar nga pirateria, jo vetëm në lidhje me aplikacionet, por kryesisht në lidhje me produktet e zakonshme. Në të vërtetë, ekzistojnë shumë artikuj me fytyrat e popullarizuara nga kjo lojë, të cilët pa kurrfarë licence po përdoren në shumë produkte, veçanërisht në Azi. Por, për ndryshim nga përshtypja e industrisë së muzikës, mendon se në fund ata përfitojnë nga pirateria.

Është lehtë të kuptohet edhe përse – pa pirateri shumë më pak njerëz do të ishin në dijeni për produktet e tyre. Natyrisht, prapa deklaratës së Hedit qëndron edhe efekti social – RIAA dhe organizatat tjera përmes padive dhe në disa raste dëmshpërblimeve të kërkuara me shuma marramendëse kanë thyer zemrat e shumë njerëzve, derisa me një qëndrim të këtillë, Rove del të jetë një kompani moderne dhe cool. /Telegrafi/