Telegrafi

Rovio blen Futuremark Games Studio

Bëhet fjalë për një degë të kompanisë finlandeze Futuremark, të cilën më së shumti e njohim për softuerin e vet për matjen dhe krahasim e performancave. Futuremark Games Studio zhvillon lojëra për platformat e ndryshme, e në mesin e lojërave të tyre më të popullarizuara ndodhen titujt si Unstoppable Gorg, Hingribles dhe Shattered Horizon. Mikael Hed, CEO i Rovio Entertainment, thekson se bëhet fjalë për një ekip me përvojë dhe talent të jashtëzakonshëm i cili pa problem do të përshtatet me afarizmin e deritashëm të kompanisë.

Kjo është blerja e dytë e Rovios për më pak se një vit. Në të vërtetë, vitin e kaluar gjatë qershorit ata blenë kompaninë Kombo Animation Studio.

Detajet financiare në lidhje me blerjen e Futuremark Games Studio nuk janë publikuar. /Telegrafi/