Telegrafi

Roveri Perseverance depozitoi kampionin e parë shkëmbor në Mars – për të pritur marrjen dhe kthimin e tyre në Tokë

Roveri Perseverance ka filluar të mbledhë prova të tjera që mund t’i përgjigjen pyetjes nëse ka jetë në Mars.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai ka hedhur mostrën e parë të shkëmbinjve në sipërfaqen e planetit për të pritur marrjen dhe kthimin në Tokë.

Dhe ky vlerësohet një moment kyç në kërkimin prej dekadash për të sjellë materiale në Tokë nga një planet tjetër për studim në laborator.

Mendohet se vetëm duke studiuar mostrat e shkëmbinjve dhe tokës në Tokë mund të zgjidhet çështja e jetës atje.

Mostra në madhësinë e gishtit u hodh nga një robot dhe më vonë u fotografua për t’u siguruar që kishte rënë saktë në sipërfaqen e Marsit.

Agjencitë hapësinore amerikane dhe evropiane planifikojnë të marrin mostrat në vitin 2030. /Telegrafi/