Telegrafi

Rovena Stefa vjen si “superwoman” në këngën e re “Unaza”

Rovena Stefa ka sjell këngën më të re në tregun muzikore pas një kohe të gjatë.

“Unaza”, titullohet kënga më e re, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Kënga është mjaft ritmike dhe i dedikohet personit të zemrës, i cili i kishte premtuar shumë gjëra në jetë përveç unazës.

Ajo ka zgjedh ta publikojë këngën e re, pikërisht në Ditën e Shën Valentinit pasi që për tematikë ka dashurinë.

Gjithashtu këtë herë ka ardhur me një veshje ndryshe nga herët e tjera, ku shfaqet si ‘Superwoman’, personazh i imituar nga filmat vizatimorë.

Theksojmë se muzikën e këngës e bërë Rovena në bashkëpunim me Elisa Stefën ndërsa është orkestruar prej Alandyt.

Po ashtu vlen të theksohet se tekstin e këngës e ka shkruar Gent Fatali dhe Rovena Stefa.

Ndryshe, pas dy vitesh mungese, ky ishte projekti i parë muzikor me klip. /Telegrafi/