Telegrafi

Rovena Stefa vjen me një pozë të nxehtë për ditëlindje (Foto, +18)

Sot është dita më e lumtur e Rovena Stefës.

Më 27 prill të vitit 1979 ka lindur në qytetin shqiptar të Fierit.

Dhe me këtë rast, 37-vjeçarja ka publikuar disa fotografi ndër të cilat edhe një shumë të nxehtë, transmeton Telegrafi.

“Lulet nga nëna ime”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë personale në Instagram teksa shihet një tufë me lule.

Ndërkaq, gjatë ditës ajo ka publikuar edhe një fotografi në prag të ditëlindjes teksa ekspozon kofshët e këmbës së djathtë dhe paksa gjoksin, duke e shoqëruar me një mesazh.

“Në prag të ditëlindjes sime, duke pritur tortën me qirinj, kjo është dhurata ime për ju”, ka shkruar në Instagram, Rovena. /Telegrafi/