Telegrafi

Rovena Stefa thotë se po kryen operacione plastike për klipin e ri (Foto)

Rovena Stefën e kemi parë teksa bën veprime që i kanë çuditur shumë fansat.

Edhe në ditën e sotme ajo ka publikuar një imazh duke treguar u treguar e sinqertë.

Ajo po thotë se është duke kryer një operacion plastik me rastin e xhirimit të videos së re muzikore.

“Duke bërë operacione plastike me doktor Skerdin se klipi i ri del më 14 Shkurt”, ironizon këngëtarja e njohur.

Nuk dihet nëse pjesa e shtrirë në klinikë do jetë fragment i videos së këtij projekti.

Ajo më tutje na ka zbuluar se kënga do të quhet “Unaza”, e cila besohet se ka të bëjë për dashurinë.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares, e cila do të sjell edhe të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/