Telegrafi

Rovena Stefa hap studio në Prishtinë

 Këngëtarja e cila është vet autore e hiteve të saj të mëdha ka menduar që ta shfrytëzojë talentin për të krijuar këngë në studion e saj ku do të presë edhe kolegët.

“Do të mundohem që me anë të studios sime muzikore Urban Entertainment të realizoj këngë sa më të mira për kolegët e mi. Shpresoj të kem një bashkëpunim të mirë me të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e studios time”, ka thënë Rovena për Zëri.

Rovena aktualisht po punon në projekte të reja, ndërsa së fundmi ka realizuar dhe një set fotografimi te fotografi i njohur me renome botërore, Fadil Berisha. /Telegrafi/