Rovena Stefa u raportua se do të sjell një fotosesion, ku shihet tejet seksi.
Madje, thuhet se ajo ka edhe skena të nxehta në këtë fotosesion të këngëtares shqiptare, e cila disa prej fotografive të reja i ka publikuar tashmë në Instagram.
Kjo ka zgjuar debat në mesin e fansave të këngëtares, të cilët e kanë kritikuar për ekzagjerime rreth paraqitjeve ‘cullak’ në fotot e reja, transmeton Telegrafi.
Por, tashmë edhe këngëtarja ka reaguar përmes një mesazhi në Instagram në lidhje me paraqitjen e saj në këto foto të reja.
“Flm shumë për ju që i dashuruat fotot e mia, por edhe ju qe i gjykuat, përsëri flm që i patë dhe debatuat me vetën e të tjerët, turbullimi sjell zhvillim. Ju don Rovi”, ka shkruar Rovena në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/