Këngëtarja Rovena Dilo ka shpërthyer në ulërima kur policia ka shkuar në ndihmë të përmbaruesve, duke akuzuar Tom Doshin dhe Ndriçim Babasin se i kanë rrëmbyer pronën.
Përmbaruesit privatë janë paraqitur sot përpara lokalit të Rovena Dilos, në zonën e ish Bllokut, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit kjo pronë tashmë i takon Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit.
Kujtojmë këtu faktin se pak ditë më parë, daja i Rovena Dilos, pronari i tokës ku është ngritur lokali, deklaroi se tokën ia kishte shitur Babasit dhe Doshit, të cilët janë tashmë pronarët e rinj të këtij trualli.