Rovena Dilo kohët e fundit e kemi parë edhe në rolin e aktores.
Këngëtarja është shfaqur me një rol episodik në serialin shqiptar “Ti mund të më quash Xhon”.
Kjo ka bërë që 47-vjeçarja t’i shikoj me një sy kritikë krijimet artistike filmike dhe të jep vlerësime.
Së fundi, Dilo ka treguar arsyet se pse seriali turk, “Kosem”, e ka bërë për vete dhe se “nuk” po mund të përshtatet me të tjerë.
“Arsyeja pse seriali historik Kosem u bë i preferuari im. Çifti i jashtëzakonshëm, sulltan Ahmet dhe Nasja më çonin në botën e “1001 Netëve”. Nuk po mësohem dot me Kosemin tjetër”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se “Ti mund të më quash Xhon” është një film i cili trajton një temë aktuale, një çift që përballen me shumë probleme në Tiranë.
Ndryshe, Dilo është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/