Site icon Telegrafi

Rovena Dilo: “Do të hap një lokal të ri”

Këngtarja e njohur Rovena Dilo, gjatë muajve të kaluar ka qenë pjesë e medieve rozë, për shkak të lokalit të saj “Bar Rovena” në Tiranë, i cili është mbullur për shkak se është shitur nga daja i saj.

Sido që të jetë, Rovena ka treguar se nuk do ndalet, madje ajo bashkë me familjen e saj e kanë hedhur çështjen në gjyq, për rikthimin e pronës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për një nga televizionet në Shqipëri, Rovena ka treguar edhe se shumë shpejt, do të hapë një lokal të ri në Tiranë me vëllaun e saj.

Sa i përket të rejave në muzikë, Rovena do të rikthehet me një këngë të re ritmike, të rrymës tekno dhe house. /Telegrafi/

Exit mobile version