Telegrafi

Rovena Dilo shfaqet provokuese me të zeza (Foto)

Këngëtarja Rovena Dilo ka kohë që nuk ka prezantuar ndonjë projekt të ri muzikor para publikut, megjithatë fansat e saj do të duhet të bëjnë vetëm edhe pak durim.

Ajo shumë shpejt do të vijë me një këngë të re të rrymës elektro-house, gjersa këto ditë ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit.

Rovena ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, e cila mesa duket është bërë në prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Lexo po ashtu Rovena Dilo

Në fotografi, ajo shfaqet më ndryshe se herët e tjera, teksa bie në sy veshja e saj e zezë, më e ekspozuar se zakonisht.

Nga pamjet e para, duket se këngëtaren do të kemi mundësinë ta shohim shumë më provokuese në projektin e saj të ri. /Telegrafi/