Telegrafi

Rovena Dilo: Rrjetet sociale duket se janë bërë më të rëndësishme se kafja që konsumonim dikur, një fenomen i pandalshëm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, ka sjell së fundmi një këngë të rem e klip, e cila është pritur mirë nga publiku.

“Do të çmend” titullohet projekti i saj i ri muzikor, i cili solli një version ndryshe të sajin, dhe shumë më të thjeshtë se zakonisht.

Në një intervistë për Telegrafin së fundmi, Rovena ka folur rreth më të rejave në karrierë, duke cekur ndër të tjerash se nuk e ka ndër mend të ndalet në aspektin e prurjeve muzikore në vazhdimësi.

“Kjo këngë u kompozua dhe mori jetë për të qenë pjesëmarrëse ne “Zambakun e Prizrenit”, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Pas kësaj kënga u mendua të kishte një klip të sajin. Ndërkohë po punoj për një këngë të re që do të synojë më shumë klubet”, ka thënë Rovena Dilon.

E pyetur për jetën në përditshmëri, ajo tha se nuk bën diçka të jashtëzakonshme, duk jetuar një jetë normale si gjithë të tjerët.

Lexo po ashtu Intervista e Rovena Dilos për Telegrafin

Teksa e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale, këngëtarja Dilo gjatë intervistës nuk ka lënë pa komentuar faktin se ato tashmë janë pjesë e përditshmërisë, ndonëse si fenomen nuk janë edhe aq i mirë.

“Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës sonë, më duket se janë më të rëndësishme se kafja që konsumonim dikur (qesh), madje kanë zëvendësuar bisedat e dikurshme midis miqsh. Mendoj se është një fenomen jo aq i mirë por i pandalshëm”, tha Rovena për Telegrafin.

Përndryshe, artistët në ditët e sotme i shfrytëzojnë mjaft mirë rrjetet sociale, për promovimin e aktiviteteve të tyre në muzikë. /Telegrafi/