Këngëtari Majk ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për televizionin “In TV”, ku ndër të tjerash ka rrëfyer për projektet e tij më të reja në muzikë.
Ndërkohë, e ftuar në po të njejtin emision para disa puntatash ka qenë edhe këngëtarja e njohur Rovena Dilo.
Ajo ka rrëfyer se një prej reperëve që i pëlqen më së shumti është Majk, për stilin e të kënduarit dhe paraqitjen, por mendon se ai kurrë nuk do të mund të arrijë më suksesin që pati me këngën “S’jena Mo”.
I pyetur nga gazetari rreth kësaj deklarate, përgjigjja e Majkit ishte e menjëhershme:
“Më vjen mirë për fjalët e mira që ka thënë për mua, kam shumë respekt për të si për shumë artistë të tjerë, ndërsa sa i përket suksesit të ‘S’jena mo’, atë nuk mund ta dimë nëse ndonjë këngë tjetër do të mund të ketë më shumë sukses”, përfundoi reperi. /Telegrafi/