Telegrafi

Rovena Dilo bëhet nostalgjike për fëmijërinë, dëshiron të kërcejë mbi trampolinë (Foto)

Këngëtarja Rovena Dilo është shumë e ndjekur në rrjetet e saj sociale, ndonëse viteve të fundit nuk ka qenë shumë produktive në muzikë, ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet në skenë me një projekt të ri.

Rovena është mjaft afër publikut përmes rrjeteve sociale. Ajo preferon që vazhdimisht të postojë foto në mënyrë që fansat të mos e ndjejnë mungesën e saj.

Së fudmi ajo ka publikuar një fotografi mjaft të çuditshme, pasi shfaqet hipur mbi një trampolinë duka dashur të hidhet.

Mesa duket këngëtarja është bërë nostalgjike për kohën e fëmijërisë, kur të gjithë preferonin që të hidheshin mbi trampolina. /Telegrafi/