Telegrafi

Roura: Shpresoj që arbitri të mos e shkatërrojë ‘el Clasicon’

Këtë ‘el Clasico’ do ta drejtojë arbitri Alberto Undiano Mallecano, i cili ndau drejtësinë edhe në finalen e vitit 2011 mes dy rivalëve të përbetuar (të cilën e fitoi Reali me rezultat 1-0).

“Statistikat nuk janë të mira (me Undianon). Ende kujtojmë se ai lejoi shumë ndërhyrje në finalen e kupës. Shpresojmë që vendimet e tij të mos ndikojnë në ndeshje dhe të kalojnë pa u vërejtur”.

“Secili ‘Clasico’ është i tensionuar, i vështirë. Por shpresojmë që nuk do t’u ikë nga duart (gjyqtarëve) dhe do të qëndrojë në kufijtë sportivë”, u ka thënë Roura gazetarëve. /Telegrafi/