Telegrafi

Roura: Për Messin gjithçka është normale

“Ne duhet që të respektojmë shumë rëndësinë e asaj që Messi bëri për futbollin. Ai ka shkruar historinë”.

“Është arritje e jashtëzakonshme, por kur e shihni atë çdo ditë dhe e shihni se sa i thjesht është dhe sa në mënyrë normale ai i merr sukseset, haroni që është aq i madh”.

“Ne duhet që të përshëndesim të arriturat e tij”, ka thënë Roura.
Messi ka thyer rekordin e Gerd Muller prej 85 golave, duke realizuar në vitin 2012 hiç më pak se 91 gola.