Telegrafi

Roura nuk mendon për Milanin

 “Ne jemi totalisht të fokusuar për ndeshjen ndaj Granadas, sepse kampionati është synimi jonë kryesor. Një rezultat pozitiv është gjithmonë një hap para. Ne jemi në një pozicion të përshtatshëm në kampionat, por kjo nuk duhet të jetë arsye për relaksim”.

“Ne kemi shumë opsione dhe e kemi problem të zgjedhim lojtarët. Ne nuk po luajmë ndaj Milanit deri të mërkurën, që na jep shumë kohë për të menduar. Ne jemi në një pjesë të mirë të sezonit, ku për pak ditë shumë gjëra do të jenë në lojë. Në aspektin e formës fizike dhe moralit, është moment i mirë për ne”, ka thënë Roura. /Telegrafi/