Telegrafi

Roura: Messi ka fyer Realin? Bëri mirë!

 Messi është parë në një video të publikuar nga La Sexta se si e pështyen pankinën e Realit dhe besohet se ka fyer edhe verbalisht Alvaro Arbeloan në prani të gruas së tij shtatzënë, por Roura i mohon këto akuza të Los Blancos.

“Ai luajti mirë ndaj Realit dhe na dha avantazh në fushë. Por, ne nuk do të flasim për polemikat nëpër media dhe nëse ka bërë ndonjë gjë, sigurisht se ka bërë mirë. Ekipi është i fokusuar vetëm për ndeshjen e të dielës. Ne nuk do të komentojmë për këto gjëra. Ne flasim vetëm për futboll”, ka thënë Roura. /Telegrafi/