Telegrafi

Roura: Messi është i jashtëzakonshëm

Messi e ktheu Barcën nga disavantazhi me dy gola të mrekullueshëm duke arritur kështu kuotën e 300 golave për klubin e tij.

“Rekordi i Messit është një tjetër dëshmi se ai është i jashtëzakonshëm. Ne nuk ishim në gjendje të shënojmë dhe ai realizoi dy gola. Është e jashtëzakonshme”.

“Në pankinë ju gjithnjë jeni nervoz kur rezultati nuk është i mirë. Ne vuajtëm, por kur keni lojtarë si Messi gjërat janë më t ëlehta. Ne është dashur që të mbajmë në distancë Granadën”, ka thënë Roura.

Roura pushoi një pjesë të lojtarëve të Barcelonës para duelit ndaj Milanit të mërkurën, që për pak sa nuk i kushtoi me pikë ndaj Granadas. /Telegrafi/