Telegrafi

Roura: Fitojmë edhe pa Vilanovan

 Vilanova zëvëndësoi Guardiolën dhe që nga ajo kohë, në La Liga Barcelona ka 16 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa forma e mirë vazhdoi edhe pa Vilanovan, i cili pas fitores edhe u lëshua nga spitali ku u trajtua pas operacionit për tumorin në gjëndrën e veshit.

“Nga ana e futbollit, asgjë nuk ka ndryshuar, sepse natyrisht në mënyrë emocionale kanë qenë ditë të vështira. Ne kemi dëgjuar se Tito u lirua nga spitali në momentin që kemi qenë në zhveshtore. Natyrisht, kishte kënaqësi të madhe në stafin tonë pas këtij lajmi dhe kështu edhe fituam”, ka potencuar Roura. /Telegrafi/