Telegrafi

Roura: Duhet ta mposhtim Malagan

“Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni për ne, pasi ne duhet të fitojmë patjetër”.

“Unë nuk mendoj se lojtarët kanë nevojë për ndonjë motivim shtesë nga ana ime. Nuk kam dyshime se do të japim më të mirën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale”, ka thënë Roura.

Barcelona të enjtën mbrëma i shkon Malagas në La Rosaleda me rezultatin 2-2 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou. Nëse Barcelona kualifikohet, takohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Kupës.