Telegrafi

Roura: Barca nuk është favorit

Secila skuadër që del përballë Blaugranëve, menjëherë etiketohet si viktimë duke marrë parasysh futbollin e jashtëzakonshëm që zhvillojnë katalunasit në vitet e fundit, megjithatë njeriu që do ta zëvendësojë Tito Vilanovan mendon ndryshe.

“A është Barcelona favorit? Ju e dini mendimin tim. Milani është një skuadër e shkëlqyer dhe nuk është lehtë të luash ndaj tyre”.

“Kualifikimi do të vendoset në Barcelonë. Nuk mund të flasësh për favoritë në ndeshje të këtilla”, ka deklaruar 45-vjeçari në një konferencë për media. /Telegrafi/