Ju nuk do ta gjeni familjen Rothschild në Forbes sepse trashëgimia e saj i përket shumë trashëgimtarëve.
Shuma e saktë që ata zotërojnë është e panjohur, por thuhet se është diku mes 350 miliardë dollarë dhe 1 trilion dollarë.
Anëtarët e familjes moderne jetojnë në vende të ndryshme dhe disa prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me biznesin familjar.
Gjenerata e parë e tyre jetonte në një shtëpi, e cila kishte një pllakë gjigante me një shqiponjë të artë dhe një mburojë të kuqe në kopsht.
Në shekullin e 18-të, Amschel Mayer Rothschild arriti të ngrinte një bankë në një qytet gjerman dhe ia kaloi pesë djemve të tij.
Të rinjtë ishin me të vërtetë të zgjuar dhe hapën edhe pesë banka të tjera, të cilat ishin të vendosura në pjesë të ndryshme të Evropës, përcjell tch.
Bankat bashkëpunuan shumë mirë dhe vëllezërit kurrë nuk kishin ndonjë konflikt.