Site icon Telegrafi

Roth: Shpresoj në vendim pozitiv nga Bundestagu për Maqedoninë e Veriut

Ministri shtetëror gjerman për Evropë Michael Roth, ka deklaruar se strategjia për zgjerim është me rëndësi të madhe për BE-në dhe tha se do të angazhohet për fillim sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai pas arritjes në Këshillin e Ministrave të BE-së në Luksemburg, tha se Kuvendit gjerman i duhet kohë për të shqyrtuar raportin e Komisionit Evropian dhe të jep dritë të gjelbër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kuptoj se bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për vendet partnere, por duhet t’i japim kohë Bundestagut. Shpresoj në vendim pozitiv sa më shpejtë të jetë e mundur, deri në tetor”, tha Roth.

Ai tha se sot në takimin e Këshillit të Ministrave do të diskutohet për raportet e progresit të vendeve në proces për anëtarësim në BE, që muajin e kaluar e publikoi Komisioni Evropian, me theks të veçantë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Përplasje në BE rreth fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Exit mobile version