Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth sot pas takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Militiadis Varvitsiotis shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.
“Ne të dy mbështesim rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në BE, i cili do ta bëjë Bashkimin Evropian më të madh dhe më të fortë”, tha Roth.
Në takimin e fundit në Shkup, Kryeministri Zaev falënderoi Roth për të gjitha përpjekjet e bëra nga presidenca gjermane me BE gjatë mandatit të saj, por edhe për përpjekjet aktuale që synojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nën presidencën portugeze.
“Maqedonia e Veriut është një shembull i rrallë evropian se si përmes bashkëjetesës dhe forcimit të kapaciteteve demokratike, duke zgjidhur çështje të hapura me fqinjët, bën reforma thelbësore për të mirën e qytetarëve të vendit tonë, por edhe në një kontekst më të gjerë për qytetarët e Ballkani Perëndimor.
Ne do të vazhdojmë me politika konstruktive, duke respektuar dhe përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët tanë”, tha Zaev./Telegrafi/