Ministri gjerman për çështje evropiane në Ministri për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michel Roth, nesër do të vizitojë Maqedoninë
Roth në Ohër do të ketë takim me homologun e tij Nikolla Dimitrov, me çka të dytë do të marrin pjesë debatin interaktiv me temë “Maqedoni në rrugën drejt BE-së”. Fokusi i debatit do të jetë në përfitimet nga anëtarësimi në BE në përmirësimin e mjedisit jetësor, promovimit të politikave të zhvillimit të qëndrueshëm të qytetarëve eko-aktivitet, theksojnë nga Ministria për Punë të Jashtme.
Debati është organizuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Ambasadës së Federatës Gjermane, në bashkëpunim me Komunën e Ohrit dhe Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim Hapësinor të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë qëndrimit në Ohër, ministri Roth do të shikoj vendet e veçanta të qytetit, ndërsa do ta vizitoj dhe parkun kombëtar Galliçica. /Telegrafi/