Site icon Telegrafi

Roth: Maqedonia të jetë tregim i suksesshëm për vitin 2018

Michael Roth, sekretar shtetëror për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, ka deklaruar se dëshiron që Maqedonia të jetë një tregim i suksesshëm për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, Roth ka deklaruar se Gjermania e mbështet Maqedoninë në plotësimin e detyrave dhe obligimeve për integrim në NATO dhe BE.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të Roth me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili e ka njoftuar homologun gjerman për aktivitetet dhe dinamikën e paraparë për zbatimin e reformave në drejtim të plotësimit të kritereve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE./Telegrafi/

Exit mobile version