Site icon Telegrafi

Roth: Lufta e Putinit rrezikon edhe Ballkanin Perëndimor, Bullgaria duhet ta heq bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komisioni për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth sot u shpreht se sulmi rus ndaj Urainës, rrezikon gjithë Evropën lundore, por edhe stabiltietin në Ballkanin Perëndimor.

“Putini jo vetëm që luftën kundër Ukrainës, por vendos në pikëpyetje të drejtën e ekzistimit të disa shteteve lindore në Evropë. Gjithashtu rrezikon edhe perpektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Roth.

Ai tha se për këtë arsye duhet të zgjidhen dyshimet rreth aderimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe i bëri thirrje Bullgarisë të ndalojë me procesin e bllokimit.

Për Kosovën, Roth propozoi liberalizimin e vizave, ndërsa për bosnjën u shpreh se duhet të ndalohen separatistët atje./Telegrafi/a

Exit mobile version