Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, prej sot deri të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi.
“Ishte koha e fundit që të tejkalohet bllokadat në Maqedoni. Politikanët e përgjegjshëm e morën vendin nga një situatë e rëndë. Për këtë arsye jam i kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re. Kryeministri Zaev ka treguar qartë se dëshiron të merret me integrimet në BE dhe se është i interesuar për qetësim rajonal”, thuhet në informacionet e MPJ-së gjermane.
Roth së pari do ta vizitojë Beogradin, ndërsa pastaj do të arrijë në Shkup.
Michael Roth është njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në e Gjermanisë.
Ai është anëtarë i social-demokratëve gjerman dhe është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt ministrit për Punë të Jashtme, Zigmar Gabriel./Telegrafi/