Site icon Telegrafi

Roth: Bllokimi i Bullgarisë është gabim serioz politik

Para nisjes së mbledhjes së sotme në Bruksel në të cilën duhej të jepej drita e gjelbër për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut, kryesuesi, Michael Roth thotë se bllokimi i Bullgarisë është gabim serioz politik.

“Për fat të keq nuk arritëm përparim në çështjen që tashmë jemi dakorduar, dhe e gjithë kjo për shkak të kërsave bilaterale të një vende anëtar”, tha ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Roth përsëriti se Gjermania e cila kryeson me Bashkimin Evropian deri në fund të viti, po bën përpjekje për ta tejkaluar bllokimin.

“Gjithçka tjetër do të ishte gabim serioz politik në të cilin çmimin do ta paguajnë stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor që do ta rrezikonte edhe sigurinë e Evropës”, tha Roth./Telegrafi/

Exit mobile version