Ministri Shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Michaell Roth, ka lëshuar kritika drejt autoriteteve hungareze për dhënien e azilit politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Ai shkruan se e drejta për azil është e drejtë njerëzore, ndërsa shton se BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokrative dhe evropiane, njofton Telegrafi Maqedoni.
“E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Kjo është akt humanitar për të përndjekurit politik, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë për t’i ikur drejtësisë. BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokratike”, shkruan Roth në Twitter.
Përndryshe, pasi u arratis nga Maqedonia, Nikolla Gruevski dorëzoi kërkesë për azil politik, ndërsa disa ditë më pas shteti i Hungarisë ia miratoi kërkesën./Telegrafi/
Das #Asylrecht ist ein #Menschenrecht. Es ist ein Rettungsanker der Humanität für politisch Verfolgte aber nicht für die Buddies eines Regierungschefs, die vor Strafverfolgung flüchten. Die EU muss eine Gemeinschaft demokratischer Rechtsstaaten bleiben. https://t.co/OeUPK5pDJu
— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) November 21, 2018