Site icon Telegrafi

‘Rotary Club Tetova’ ndanë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara (Foto/Video)

Organizata për shërbim dhe ndihmë ”Rotary Club Tetova” ka ndarë pako me dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky klub ka ndarë gjithësejt 50 dhurata për 50 fëmijë në qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në çerdhen Teteks dhe në klasën e parë me nevoja të veçanta në shkollën fillore ”Liria” në Tetovë.

Udhëëheqësit e këtij klubi thonë se duan që së paku për një ditë të zbukurojnë jetën e këtyre fëmijëve./Telegrafi/

Exit mobile version