Studimet kanë treguar se një në pesë femra para ciklit nuk ndien asnjë shqetësim. Ekspertët dalin në konkluzionin se femrat që vuajnë nga sindroma premenstruale, e ndiejnë më shumë çekuilibrin hormonal të ciklit, i cili përforcohet te femrat midis 30 dhe 50 vjeç.
Përqendrimi më i ulët i progesteronit dhe nivelet e larta të estrogjenit në gjysmën e dytë të ciklit duhet të jenë përgjegjës për shqetësimet.
Në përgjithësi vlen: nëse shqetësimet nuk përmirësohen me masat e sipërpërmendura, duhet të konsultoheni me mjekun. /Telegrafi/