Site icon Telegrafi

Rostovit i ndalohet të luajë në shtëpi nga Liga Premier ruse pas kritikave nga Mourinho (Foto)

Wayne Rooney dhe Anthony Martial nuk do të luajnë në sfidën e së enjtes ndaj Rostovit, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të finaleve të Ligës së Evropës. Të dy sulmuesit e “djajve të kuq” janë të dëmtuar, duke e detyruar trajnerin Mourinho të mendojë sesi të sajojë një formacion për t’u përballur me rusët.

Martial dhe Rooney nuk ishin të pranishëm në ndeshjen me Chelsean për Kupën FA dhe nuk kanë mundur të riaftësohen as për këtë ndeshje, gjë që e konfirmon vet Mourinho.

“Rooney ka marrë një goditje në gju dhe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje, – tha Mourinho. – Po kështu edhe Martial është i dëmtuar dhe nuk përfshihet në planet e mia për sfidën me Rostov”.

Në ndeshjen e parë ndaj Rostovit të zhvilluar në Rusi, skuadra e Manchester United nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1, teksa për Djajtë e Kuq shënoi Mkhytarian, ndërsa për rusët shënoi Bukharov, transmeton TCh.

Ndërkohë, një zhvillim tjetër vjen nga Rusia. Rostovi nuk do të mund t’i luajë më ndeshjet si pritës në stadiumin e tyre, vetëm një javë pas kritikave që pati për gjendjen e tapetit të gjelbërt nga trajneri portugez Jose Mourinho.

Në atë kohë ai tha se “është e vështirë për mua të besoj se do të luajmë në këtë fushë, nëse ju mund ta quani atë një fushë futbolli”. Dhe pas ndeshjes, kritika ishte edhe më e ashpër.

“Ishte një paraqitje e mirë duke parë kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja. Ishte e pamundur të luaje më mirë, për më tepër e pamundur që të zhvilloje një lojë me pasime. Luajtëm mirë për aq sa kishim mundësi të luanim. Më kujtohet koha e fëmijërisë, kur shihja ndeshje në të tilla fusha në Portugali. U irritova teksa shihja lojtarët e mi të përballeshin me një betejë të vërtetë për çdo top”.

Exit mobile version