Site icon Telegrafi

Rosto viçi e mbështjellë

Përbërësit:

▪ 800 g mish viçi
▪ 80 g proshutë e njomë
▪ 250 g patate
▪ 200 g qepujka
▪ 3 lugë të vogla sheqer
▪ 5 lugë të vogla vaj ulliri
▪ 3 lugë të vogla uthull e bardhë
▪ 1 gotë verë e bardhë
▪ 1 garuzhde lëng mishi
▪ 1 degë rozmarinë
▪ 1 degë mendër e njomë
▪ kripë dhe piper sa nevojitet

Përgatitja

Prisni proshutën në rripa të gjatë 3 cm, bëjini mishit prerje me majën e një thike të vogël dhe fusni në to rripat e proshutës.

Grini imët mendrën dhe rozmarinën, përziejini me piper dhe mbuloni me të mishin. Skuqeni për 10 min. me 3 lugë vaj së bashku me patatet të qëruara por të pagrira.

Shtoni verën, lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë për 1 orë e 15 min., në zjarr të ngadaltë. Në fund hidhini kripën. Sakaq qëroni qepët e vogla dhe kavërdisini në vajin që ka mbetur nga mishi për 15 min., në zjarr të ngadaltë.

Pluhurosini me sheqer, lagini me uthull, përziejini dhe lërini edhe 10 min. të tjera. Në fund kriposini.

Shërbejeni mishin të prerë në feta e të lagur paksa me lëngun e pjekjes të shoqëruara me patatet dhe qepët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version