Filetoja e një viçi të ri (pas një marinimi elementar) gatuhet në avullin e vet. Ndryshe e thënë, e vendosur mbi një skarë, futet në një tenxhere me një shtresë lëngu mishi që nuk e arrin lartësinë e skarës. I nevojiten vetëm 15 minuta.
Pjata kompozohet thjesht: Filetoja vendoset ne qendër; rrethohet me pure patatesh të përgatitur me qumësht, gjalpë dhe të verdhën e një veze. Përzihet me pak spinaq.
Kurorëzohet me një shtesë me bajame dhe lajthi të grira të skuqura në gjalpë. Dekorohet me stika pishe dhe me kremin e përgatitur me lëng mishi (një copë mishi në temperaturën e ambientit zihet në 62 gradë. Lëngu i përqendruar bëhet krem me pak miell të kavërdisur në gjalpë).
Kremi ia pasuron shijen pjatës./Telegrafi/