Telegrafi

Rossi zëvendësim i Trezeguet te Juve?

Ekipi spanjoll ka negociuar edhe më herët me klubin italian për mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve, por nuk rezultoi asgjë nga këto biseda. Villarreali tash kërkon së paku 25 milionë euro për shërbimet e Rossit.

Po ashtu në radarin e Juventusit është edhe sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, dhe ai i Lazios, Goran Pandev, me këtë të fundit që mund të arrijë që në janar, nëse në garë nuk futet edhe Interi.